Duke komentuar deklaraten e liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me me mos marrjen pjesë në takim me të nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zyrtari i lartë i këtij subjekti, Avni Arifi ka deklaruse se Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak. “Kur foli dje Kurti për Aleancën, e kisha bindjen se ai përnjëmend beson se shqiptarët e kanë memorien e mizës. Ishte prekë tipi një “çikë” që Aleanca nuk ia ofroi hundën me ia ngrehë, por e kishte harruar që vetëm pesë muaj më parë Aleancën, siç tha ai dje, “të respektuar” (vakia e Zotit), as që e kishte ftuar në bisedime për krijimin e institucioneve. Aleanca është e njëjta parti, të njëjtit njerëz dhe, përsërisë, të njëjtat qëllime. Ndryshimi i vetëm është se atëherë nuk i duheshim, sot po. Jo për krijim institucionesh sepse ai i ka numrat per kuvend e qeveri por per krijim te narratives se rrejshme se don me gjete koncenzus për Presidentin”, ka shkruar Arifi. Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak. Nuk kerkon as nuk don asgje per vehte nga Kurti por as nuk e ka marre malli per biseda konstruktike me te” ka shkruar Avni Arifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
