Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: U. d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar në margjina të Samitit të NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar që të jetë pjesë në një takim në margjina të Samitit të NATO-s që u mbajt në Ankara. Ai ka shtuar më tutje për “Kosovapress” se është vlerësuar se s’duhet të marrë pjesë, meqë rajoni e as Kosova s’kanë qenë temë në Samit. “Ne kemi disutimet të vazhdueshme me znj. Haxhiu për pjesëmarrjen tonë në aktivitete që lidhen me NATO-n, në këtë rast ka qenë agjenda e saj që ia ka pamundësuar. Kjo është një aktivitet nga Këshilli i Atlantikut, ftesa ka qenë për një takim njëditor, në roundtable, dhe vlerësoj se duke mos qenë pjesë e diskutimeve të Samitit, duke qenë vetëm në margjina të saj, është vlerësuar që të mos jetë pjesë ndoshta e atij aktiviteti roundtable. Kosova edhe këtë radhë është ftuar të jetë pjesë e margjinave, por Samiti është i dizajnuar për 32 vendet e NATO-s” ka deklruar es tjerash ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Tahir Tahiri: Kompanitë kanë marrë grurë nga Serbia me çmime 24 cent ndërsa nga bujqit po e blejnë me 17 cent

Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri ka deklaruar se fushata e sivjetme e korrje-shirjeve …