Mbrojtja e ish kryetarit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të tij. Në kërkesë thuhet se ai nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se ka ofruar garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij. Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) paraqet me këtë parashtresë argumentet e saj në kuadër të rishikimit të paraburgimit, në përputhje me nenin 41(6) dhe (10) të Ligjit,¹ rregullat 56 dhe 57 të Rregullores,² si dhe urdhrin e Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit (“GVG”).³ Mbrojtja kërkon që GVG-ja të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ndër të tjera, me arsyetimin se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50.000 eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij,⁴ si dhe se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm ose proporcional’’, thuhet mes tjerash në kërkesën e mbrojtjes së ish kryetarit, Hashim Thaçi.
Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
