Aeroporti Adem Jashari

Valentina Gara: Aeroporti “Adem Jashari” ka marrë masat e nevojshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thën se janë ndërmarr të gjitha nevojshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror. Ajo ka shtuar më tutje se sa ju përket çmimit të biletave, ato përcaktohen nga kompanitë ajrore dhe ndikohen nga kërkesa e tregut.  “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë të gjitha masat e duhura si nga ana infrastrukturore po ashtu edhe nga ana e burimeve njerëzore. Jemi të përgatitur për të pritur çfarëdo fluksi të numrit të udhëtarëve. Ne vitin e kaluar kemi përmbyllur vitin me 4.6 milionë udhëtarë. Tre muajt e parë kemi pasur një rritje të numrit të udhëtarëve, ndërkaq tre muajt paraprak, para muajit korrik, kemi pasur një rënie të numrit të udhëtarëve. Megjithatë, muaji korrik ka filluar me një rritje të vogël të numrit, kështu që po besojmë se edhe kjo sezon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të jetë e ngarkuar, ka deklauar zëdhënësja, Valentina Gara.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për …