Hykmete Bajrami para Kuvendit të LDK-së: Nëse nuk jemi të kënaqur me gjendjen, duhet të kemi guxim për ndryshim

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndryshim brenda partisë në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm, i cili do të mbahet të enjten dhe ku pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të mandatit të kryetarit Lumir Abdixhiku. Bajrami ka theksuar se Kuvendi nuk duhet të shihet si një përballje mes individëve apo grupeve politike, por si një moment vendimtar për të ardhmen e LDK-së. “Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së nuk do të vendoset se kush është me kryetarin aktual dhe kush kundër tij, as kush është me LVV-në e kush me PDK-në. Kuvendi do të tregojë se kush është me LDK-në,” ka deklaruar ajo. Sipas Bajramit, debati duhet të përqendrohet te gjendja aktuale e partisë dhe nevoja për reflektim. “A jemi të kënaqur me gjendjen ku ndodhet LDK-ja sot? Nëse përgjigjja është ‘jo’, atëherë duhet të kemi guxim për ndryshim”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Rihapet gjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte në Ozdrim dhe fshatrat e Pejës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar …