Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha kritikon Kurtin: Po e lë vendin pa institucione për interesa personale politike

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar se po abuzon me përgjegjësinë që ka ndaj vendit. Hoxha tha se bllokada në krijimin e institucioneve nuk mund të justifikohet dhe se, sipas saj, Kurti po e vendos interesin personal politik mbi interesin shtetëror. “Ndoshta për të krijuar profil që ndoshta ‘unë jam bërë katër herë kryeministër’, ‘unë tri herë i kam fituar zgjedhjet mbi 50 për qind’. Nuk e di, duket se po do ta mbarojë një histori të vetën. Nuk po e kuptoj më pse duhet ta lëmë vendin pa institucione”, deklaroi Hoxha. Ajo vlerësoi se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalizimin e institucioneve, duke lënë të kuptohet se vonesat aktuale po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …