Në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin 2027, u mbajt në SHFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe dëgjimi buxhetor publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc dhe Celinë.
Gjatë dëgjimit, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, prezantoi kornizat buxhetore dhe mundësitë financiare për vitin 2027, ndërsa qytetarët paraqitën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për investimet në lokalitetet përkatëse.
Të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e paraqitura do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të merren parasysh gjatë hartimit të projektbuxhetit për vitin 2027, në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna.