Kryetari i Komunës, së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit “Lidhja e Vlerave Natyrore” (CNVP): drejtorin z. Xhevat Lushi, znj. Ardita Dinaj, z. Hajrush Kurtaj dhe z. Ilir Rama.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zhvillimit të projekteve afatgjata në fushën e sistemeve të ngrohjes qendrore me biomasë, duke u fokusuar në zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për komunitetin.
Po ashtu, u prezantuan praktikat më të mira dhe modelet e mundshme të Partneritetit Publiko-Privat (PPP), si një mundësi për realizimin e investimeve që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar të shqyrtojë dhe mbështesë çdo mundësi bashkëpunimi që sjell zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime afatgjata për qytetarët.