Pandeli Majko

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatat: Serbia në Shkodër ka fituar më shumë se një konsullatë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe të një konsullate shqiptare në Bujanoc, duke e cilësuar këtë krahasim si “më shumë se një ironi”. Reagimi i Majkos erdhi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, është arritur pajtimi që Serbia të hapë një konsullatë në Shkodër, ndërsa Shqipëria një të tillë në Bujanoc. Sipas Majkos, këto dy raste nuk janë të krahasueshme për shkak të kontekstit politik dhe gjeografik. “Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më shumë rëndësi sesa vetë minoriteti. Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës. Krahasimi është më shumë se një ironi”, ka shkruar ai. Majko thekson se Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët që kanë mbetur nën sovranitetin e Serbisë, ndërsa vlerëson se hapja e një konsullate shqiptare në atë rajon nuk mund të barazohet me praninë diplomatike serbe në Shkodër. Ai shton se konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës “shmang” territorin e Kosovës, ndërsa konsullata serbe në Shkodër ndodhet përtej Malit të Zi, duke e parë këtë si një dallim me rëndësi politike. “Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër. Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, ka përfunduar Majko.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Një marrëveshje me LVV-në do të legjitimonte dështimet e qeverisë

Eman Rrahmani ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mundësisë së një koalicioni qeverisës me Lëvizjen …