Kryetari Haliti priti në takim këshilltaren komunale nga Saint-Julien-en-Genevois, znj.Minavere Bislimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim znj. Minavere Bislimi, këshilltare komunale në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois të Francës.

Gjatë takimit, kryetari Haliti shprehu vlerësimin e tij të lartë për angazhimin dhe kontributin e znj. Bislimi në komunën ku ajo ushtron detyrën, duke theksuar se ajo përfaqëson në mënyrë dinjitoze komunitetin shqiptar në mërgatë dhe njëherësh shërben si urë lidhëse në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Temë kryesore e takimit ishte organizimi i pritjes zyrtare të kryetarit Haliti në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të nisur pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet dy komunave.

Me këtë rast, u ritheksua përkushtimi i përbashkët për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila synon zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si kultura, arsimi, sporti, bujqësia dhe zhvillimi ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbim përvojash dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy komunave.

Kryetari Haliti falënderoi znj. Bislimi për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy komunave do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Dy breza të bashkuar përmes librit

Në kuadër të projektit “Aktivizimi Social i të Moshuarve”, në SHFMU “Ibrahim Mazreku” u realizua …