Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti "Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit" është i pavërtetë dhe tendencioz

Dyshime për varreza të reja masive në veri të Kosovës: Familjarët e të zhdukurve kërkojnë zbardhjen e fatit të viktimave të luftës

Ahmet Grajqevci thotë se dyshimet për lokacione të fshehjes së trupave ekzistojnë që nga paslufta, ndërsa zhvillimet në Zubin Potok kanë rikthyer vëmendjen te krimet e pazbardhura të vitit 1999. Zbulimet e fundit në zonën e Zubin Potokut kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e varrezave masive dhe fatit të mijëra personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur, Ahmet Grajqevci, ka deklaruar se dyshimet për ekzistencën e varrezave masive në veri të Kosovës dhe në territorin e Serbisë kanë ekzistuar që nga vitet e para pas përfundimit të luftës. Sipas tij, në atë periudhë familjarët dhe institucionet kishin informacione për disa lokacione të dyshimta, por mungesa e kompetencave, mjeteve teknike dhe qasjes institucionale kishte pamundësuar hetime më të thelluara. “Qysh nga fillimi kemi dyshuar se në veri mund të jenë prej dy, tri deri në katër vende varreza masive”, ka deklaruar Grajqevci, duke shtuar se vizitat e bëra në disa zona ishin vetëm vëzhguese, pa mundësi për ndërhyrje profesionale. Grajqevci ka përmendur edhe dokumente që lidhen me njësitë serbe dhe terminologjinë e përdorur për “spastrimin e terrenit”, duke pretenduar se pas operacioneve ushtarake është bërë mbledhja, transportimi dhe varrosja e trupave në lokacione të caktuara.  “Serbia i ka gjetur vendet ku t’i fshehë. I ka fshehur edhe në oborre kishash, në kazermat ushtarake dhe pranë varrezave”, ka deklaruar Grajqevci, duke akuzuar strukturat shtetërore serbe për fshehjen e provave të krimeve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi i katërt Ahmeti dhe Vllasaliu dënohen me nga 17 vjet burgim për vrasjen e N.S.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Arlind Ahmetit dhe Agron Vllasaliut në …