Dyshimet për krime lufte: Një muaj paraburgim për të arrestuarin e tretë në Zubin-Potok

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Jugosllav Radojeviqit, i arrestuar si i dyshuari i tretë në Zubin-Potok për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas kërkesës së Prokurorisë, Radojeviq, si pjesëtar i ish-Mbrojtjes Territoriale Ushtarake të Jugosllavisë, dyshohet se në prill të vitit 1999 bashkëpunoi në vrasjen dhe fshehjen e trupave të 23 intelektualëve shqiptarë që po udhëtonin drejt Malit të Zi. Prokurorja Florije Salihu-Shamolli deklaroi se viktimat u varrosën në dy varreza masive në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë me qëllim humbjen e gjurmëve të krimit, ndërsa paraqiti edhe dëshminë e një dëshmitari që i mbijetoi të shtënave. Në seancë, avokati mbrojtës Nebojsha Vllajiq kundërshtoi masën duke pretenduar mungesë të provave direkte dhe mosprezantim të deklaratës së dëshmitarit anonim, qëndrim me të cilin u dakordua edhe vetë i pandehuri. Arrestimi i Radojeviqit pason atë të dy të dyshuarve të tjerë javën e kaluar, pas të cilit u zbuluan edhe dy varrezat masive në territorin e Zubin-Potokut.

Kontrolloni gjithashtu

Sot janë bërë 22 vite nga organizimi i ceremonisë së varrimit të masakruarve në Reçak

27 vjet pas Reçakut nis gjykimi pa të akuzuarit: Serbia vazhdon ta mohojë masakrën, drejtësia kërkon përgjigje

Gati tri dekada pas njërës prej masakrave më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës …