Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Nuk ka marrëveshje me VV-në, LDK po kërkon presidentin

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se deri tani nuk ka marrëveshje të arritur ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo deklaroi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po insiston që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie. “Pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami. Sipas saj, ofertat aktuale të Kurtit për disa pozita ministrore nuk janë garanci afatgjatë, pasi mund të ndryshohen pas disa javësh. Bajrami u shpreh kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, duke thënë se nevojitet një marrëveshje e mirë për Kosovën dhe LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …