Bedri Hamza kritikon VV-në: Po abuzohet me pozitën e kryesuesit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si dëshmi të mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend. “Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend”, deklaroi Hamza. Ai tha se sjellje të tilla po vazhdojnë ta dëmtojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës, duke shtuar se në fund të çdo seance mbahen fjalime politike, ndërsa, sipas tij, “abuzohet me pozitën e kryesuesit”. Hamza theksoi se vendi po vazhdon të përballet me vakum institucional për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe bëri thirrje që kjo situatë të marrë fund. “Kosova nuk mund të mbahet peng nga papërgjegjësia politike. Këto sjellje të papërgjegjshme dhe jo serioze duhet të përfundojnë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri akuzon LVV-në për bllokimin e Kuvendit: Papërgjegjësi totale dhe tentativë për pazare politike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së …