Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 do të mbahen deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra që lidhen me administrimin e drejtësisë. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2 korrik – 2 nëntor 2023, Thaçi dyshohet se gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit u ka dhënë disa personave informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë dhe ka tentuar të ndikojë në dëshmitë e disa prej tyre. Prokuroria pretendon gjithashtu se Thaçi kishte arritur marrëveshje me Hajredin Kuçin për kontaktimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në çështjen për krime lufte ndaj tij dhe bashkëakuzuarve, në kundërshtim me urdhrat e gjykatës. Ndaj Thaçit janë ngritur akuza për zbulim të informacionit konfidencial, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa të akuzuarit e tjerë përballen me akuza të ndryshme që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri akuzon LVV-në për bllokimin e Kuvendit: Papërgjegjësi totale dhe tentativë për pazare politike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së …