Besnik Tahiri: Dyert e Kuvendit janë mbyllur, pavarësisht kërkesës për seancë sonte

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se salla plenare e Kuvendit të Kosovës është e mbyllur, pavarësisht kërkesës së deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte. Në një konferencë për media, Tahiri tha se për kërkesën për seancë është njoftuar me kohë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, si dhe Administrata e Kuvendit. “Siç e patë, dyert e sallës ku do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura. Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllur”, deklaroi Tahiri. Ai tha se deputetët e ish-opozitës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbajtjen e seancës, por deri tani nuk është mundësuar hyrja në sallën plenare.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Katër muaj pa terapi për një paciente me kancer

Deputetja e PDK, Sala Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben …