Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Seanca e djeshme është jokushtetuese, afati 30-ditor ka përfunduar

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit për sot, pasi mbrëmë ka përfunduar afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re, është në kundërshtim me Kushtetutën. Daka tha se afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe se çdo veprim pas përfundimit të tij është jokushtetues. “Meqë tash është vënë në pah ky afat, duhet të respektohet dhe çdo gjë mbi këtë është jokushtetuese. Është jokushtetuese sepse mbahet pas afatit 30-ditor”, deklaroi Daka. Kosova po përballet me një ngërç institucional për konstituimin e Kuvendit, ndërsa afati i përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese skadon sonte.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Bujqësisë: Mos i digjni hamulloret - praktikoni qarkullimin bimor

Djegia e arave po shkatërron tokën bujqësore dhe po rrezikon jetën e qytetarëve

Pas përfundimit të korrje-shirjeve, zjarret e qëllimshme në arat bujqësore po vazhdojnë të shkaktojnë dëme …