Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosrespektim të rregullave, ligjeve dhe normave kushtetuese, duke kërkuar që Kuvendi të konstituohet pa vonesa. Në një konferencë për media, Çitaku tha se demokracia nënkupton respektimin e rregullave dhe ligjeve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Ajo deklaroi se PDK nuk do të bëhet pjesë e asaj që e cilësoi si “përmbysje të rendit kushtetues”. “Albin Kurti, me një kryeneçësi të paparë, po refuzon të respektojë çdo rregull, çdo ligj, çdo normë. PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues”, tha Çitaku. Ajo theksoi rëndësinë e Kushtetutës, duke thënë se ajo përfaqëson sakrificat e bëra ndër dekada për shtetësinë e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
