Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e tyre në seancën e Kuvendit. Ramadani tha se afër orës 11:40 nuk kishte ardhur asnjë deputet i pushtetit në seancë, duke e cilësuar këtë si “joseriozitet total”. “U bë 11:40 gati edhe nuk ka asnjë deputet të pushtetit që ka ardhë në seancë. Nuk e kuptoj këtë joseriozitet”, tha ai. Duke kritikuar vazhdimin e vonesave, Ramadani u shpreh me ironi ndaj deputetëve të VV-së. “Nuk e di a i ka dal malli i keq këto ditë e fundit a jo?”, tha Ramadani. Ai shtoi se Kosova ka humbur shumë kohë dhe se situata e krijuar tashmë është problem përtej politikës dhe përtej partive. “Është problem përtej politik dhe përtej partiak”, u shpreh ai, duke e cilësuar situatën si absurde edhe në aspektin politik, pas përfundimit të afatit kushtetues.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
