Ramush Haradinaj kritikon Kurtin dhe Haxhiun për vonesat në konstituimin e Kuvendit

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se me veprimet e tyre kanë lejuar skadimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Para nisjes së seancës, Haradinaj tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin certifikuar rreth 40 ditë më parë, por gjatë kësaj periudhe, sipas tij, nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim për përgatitjen e seancës së parë. “Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu me qëllim ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues. Certifikimi i rezultateve ka ndodhur para më shumë se një muaji, diku rreth 40 ditë, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do të ishte përgatitje për seancën e parë”, ka deklaruar Haradinaj. Ai kritikoi edhe caktimin e seancës në ditën e fundit të afatit, duke pretenduar se kjo është bërë qëllimisht për të krijuar një bllokadë institucionale. “E kanë shtyrë seancën në datën e fundit qëllimisht dhe e kanë djegur afatin kushtetues, me zgjedh kryesinë e Kuvendit, me zgjedh kryetarin, me zgjedh qeverinë, me zgjedh presidentin”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …