KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Praktika e shkeljes së qëllimshme të Kushtetutës duhet të ndërpritet

Eugen Cakolli nga KDI ka kritikuar mënyrën e thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se ajo nuk është në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të qershorit 2025. Para nisjes së seancës, Cakolli tha se kjo çështje duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët. “Në këtë drejtim, mbajtja e saj si e tillë zhvillohet jashtë kuadrit kushtetues dhe qartësisht jashtë përcaktimeve që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Andaj, unë besoj që është e domosdoshme që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese përmes dhjetëra deputetëve”, tha ai për Klan Kosovën. Sipas Cakollit, duhet të ndalet praktika e shkeljes së qëllimshme të Kushtetutës. “Por është e domosdoshme që praktika e shkeljes së qëllimshme të Kushtetutës të ndërpritet dhe, në këtë drejtim, me këtë rast, opozita është e bindur dhe besoj që nuk ka asnjë jurist që thjesht këtë thirrje të seancës ta quajë kushtetuese”, deklaroi ai. Cakolli tha se rasti duhet të dërgohet në Kushtetuese, duke ngritur edhe dilema për atë se çfarë do të ndodhte nëse legjislativi i ri, pas konstituimit, do të kërkonte sërish mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Moskonstituimi i Kuvendit është përmbysje e rendit kushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të …