Fitim Selimi

Fitim Selimi: APEL PËR KOSOVËN A JENI GJALLË, O SHQIPTARË?!

A JENI GJALLË, O SHQIPTARË?!
A jeni gjallë, o njerëz që keni vuajtur për këtë vend?!
O njerëz që keni luftuar, që keni humbur më të dashurit, që keni dhënë rininë, shëndetin, shtëpinë e gjithçka tjetër për ta parë Kosovën të lirë!
A po e shihni ku ka rënë ky vend?!
A po e shihni se çfarë po ndodh me shtetin për të cilin u pagua një çmim aq i madh?
Kosova nuk na u fal!
Ajo erdhi pas dekadash rezistence, burgjesh e përndjekjesh; pas luftës së UÇK-së, gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës së një populli të tërë; me mbështetjen vendimtare të miqve tanë ndërkombëtarë.
Prandaj askush nuk ka të drejtë ta trajtojë këtë shtet sikur të ishte pronë personale!
As Albin Kurti.
Asnjë parti.
Asnjë pushtet.
ASKUSH!
Kur një vend futet në krizë të vazhdueshme politike e institucionale, kur përçarja bëhet mënyrë qeverisjeje dhe kur shteti humbet energji duke luftuar me vetveten, atëherë heshtja nuk është më maturi.
Atëherë duhet të flasim!
Dhe sot pyetja nuk është vetëm:
ÇFARË PO BËN ALBIN KURTI?
Pyetja shumë më e rëndë është:
ÇFARË PO BËJMË NE?!
Ku është ndërgjegjja jonë?
Ku është guximi qytetar?
Ku janë njerëzit që dikur nuk u frikësuan nga burgjet, dhuna dhe represioni, ndërsa sot heshtin përballë degradimit politik të vendit të tyre?
Ku janë intelektualët?
Ku është shoqëria civile?
Ku janë njerëzit që e njohin historinë dhe e dinë sa shtrenjtë është paguar ky shtet?
Dhe mbi të gjitha:
KU ËSHTË OPOZITA?!
Nuk mjafton më të dalësh në televizion dhe të konstatosh dëmin.
Nuk mjafton një deklaratë në ditë.
Nuk mjafton të presësh që pushteti të konsumohet vetvetiu.
Opozita duhet të bëhet opozitë!
Të bashkohet kur rrezikohet interesi shtetëror.
Të organizohet.
Të dalë para qytetarëve.
Të ofrojë alternativë.
Të përdorë çdo mjet kushtetues, parlamentar, politik dhe qytetar për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje.
Dhe, kur institucionet nuk prodhojnë më zgjidhje, fjala duhet t’i kthehet sërish qytetarit në zgjedhje.
Sepse pushteti ndërrohet me votë.
Qeveritë vijnë dhe shkojnë.
Kosova duhet të mbetet!
Kjo thirrje nuk është për dhunë.
Është thirrje për zgjim.
Për reagim demokratik.
Për përgjegjësi.
Për bashkim rreth shtetit.
Sepse ka një moment kur heshtja nuk është më kujdes.
Ka një moment kur heshtja bëhet dorëzim.
Dhe unë besoj se Kosova ka mbërritur në pikën kur duhet të pyesim njëri-tjetrin:
A JEMI GJALLË?!
Nëse po, atëherë duhet ta dëshmojmë.
Jo nesër.
SOT!
Kosova është më e madhe se secili prej nesh.
Më e madhe se çdo lider.
Më e madhe se çdo parti.
ÇDO VOTË QË MBANË VEPRUES PUSHTETIN E ALBIN KURTIT, ËSHTË VOTË TRADHTIE!
Çka duhet të ndodh më shumë për ta kuptuar?
KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E KËTIJ PUSHTETI UZURPATOR!
KOSOVA ËSHTË AMANET DHE PËRGJEGJËSI E TË GJITHËVE!

Kontrolloni gjithashtu

Genta Kaloçi: Depresioni shqiptar berishjan nga pellazgjia deri ditët e sotme!

Genta Kaloçi: Depresioni shqiptar berishjan nga pellazgjia deri ditët e sotme!

Depresioni shqiptar përgjatë epokave nga pellazgjia, Mondeskje, lufta për çlirim deri në ditët e sotme. …