Bekë Berisha

Bekë Berisha: Ka ardhur koha ta rrëzojmë Qeverinë Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Berisha tha se situata politike kërkon veprime të tjera, duke vlerësuar se me konferenca për media nuk mund të zgjidhet kriza institucionale. Ai bëri thirrje për rrëzimin e Qeverisë Kurti “I ftoj krejt qytetarët e Kosovës, që e duan vendin, që ka ardhur koha për Kosovën që të punohet ndryshe. Me konferenca për shtyp me këtë regjim nuk ecet përpara. Këta duhet me i rrëzu. Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq”, deklaroi ai. Berisha e cilësoi përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit si një moment që kërkon veprim politik dhe ndryshim të qasjes ndaj krizës institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …