Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues të vendit. Në një prononcim për media, Gruda tha se Kosova ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme dhe në një gjendje që ai e cilësoi si “anarki të plotë”. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme si shoqëri dhe duhet të gjejmë një zgjidhje për me dalë prej kësaj situate. Kjo është një situatë e paprecedentë, shkelje e qëllimshme, është anarki e plotë, është përmbysje e komplet rendit kushtetues të Kosovës. Po përmbyset rendi kushtetues nëse Kuvendi s’konstituohet dhe kjo po bëhet me qëllim”, deklaroi Gruda.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
