Senatorja amerikane Joni Ernst ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Senatorja Ernst ka zhvilluar një seri takimesh brenda hapësirave të Ambasadës amerikane në Prishtinë. Edhe pse nga diplomacia amerikane nuk janë dhënë detaje specifike mbi përmbajtjen e bisedimeve, vizita konfirmon vëmendjen e vazhdueshme të Uashingtonit ndaj zhvillimeve në rajon. Në kuadër të agjendës së saj, senatorja ka vizituar gjithashtu Manastirin e Graçanicës, objekt ky i trashëgimisë kulturore e fetare që është pjesë e mbrojtur e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
