PDK me mobilizim të përgjithshëm kundër VV-së: “Po rrënohet rendi kushtetues, do ta mbrojmë shtetin”

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur një mbledhje urgjente ku ka vlerësuar se vendi ndodhet përballë një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale, e cila nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike. Sipas komunikatës për medie, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po shndërrohet në shkatërruese të themeleve të shtetit përmes shpërfilljes së Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit. “Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit… Po goditet vetë rendi mbi të cilin qëndron shteti ynë. Nuk mund të sillemi sikur kemi normalitet. Nuk ka normalitet. Hamza ka potencuar se fillimisht është refuzuar konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ndërsa tani po vazhdon arbitrariteti institucional duke e pezulluar Kushtetutën për nevoja partiake. Për t’iu kundërvënë kësaj situate, PDK ka bërë me dije se do të ndërmarrë një varg veprimesh ligjore, politike e demokratike dhe do të mobilizojë të gjitha strukturat e saj në çdo komunë, degë e nëndegë. Gjithashtu, partia ka paralajmëruar konsultime dhe koordinim me subjekte të tjera politike dhe organizata të shoqërisë civile për mbrojtjen e rendit kushtetues në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha: Rrjedha e Ibrit nuk është pronë e Serbisë, uji nuk përdoret si ‘armë’ ndaj Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …