Inflacioni në Kosovë arrin 6.5 për qind gjatë korrikut

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje edhe gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin vjetor në 6.5 për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Krahasuar me qershorin, çmimet e konsumit janë rritur për 0.6 për qind. Rritjen më të madhe vjetore e ka regjistruar transporti me 17.8 për qind, i ndjekur nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse me 11.1 për qind. Rritje prej 5.3 për qind është regjistruar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit. Çmimet në shëndetësi janë rritur për 4 për qind, ndërsa kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme për 3.7 për qind. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 2.7 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Në baza mujore, transporti kryesoi sërish me rritje prej 4.3 për qind, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura u rritën për 1.9 për qind. ASK ka bërë të ditur se rënie vjetore është regjistruar vetëm në shërbimet arsimore, me 0.5 për qind, dhe në grupin e informacionit dhe komunikimit, me 0.1 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë, nga prindërit Zylfi dhe Mihrije. Babai …