Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të një bashkatdhetari gjatë një diskutimi në Kuvendin e Kosovës, i cili bëri thirrje për vrasjen e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Përmes një deklarate publike, Ramosaj ka dënuar me tonë të ashpra gjuhën e përdorur, duke theksuar kontributin historik të Haradinajt dhe sakrificën e çlirimtarëve për lirinë e Kosovës. “Këtë logo e ka nderuar shumë ky burrë! Ky njeri është meritor për lirinë tonë dhe për të drejtën tonë që sot të ketë qasje në Parlament çdo lloj personi”, ka deklaruar Ramosaj, duke shprehur revoltën e tij ndaj fyerjeve që po u bëhen figurave të Luftës Çlirimtare. I prekshëm nga kjo ngjarje, kreu i Deçanit nëse ka pasur dhembje me kalimin e kohës, dinjiteti është ruajtur me krenari: “Bolll më! Zemra na është vrarë shumë herë, por lotët nuk na i keni parë!” Në përmbyllje të reagimit të tij, Ramosaj ka dërguar një mesazh të prerë ndaj të gjithë atyre që cenohet vlera e luftës çlirimtare: “Mos e kaloni kufirin!”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
