Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

NATO njofton për përshtatjen e misionit të KFOR-it pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë

Aleanca Veriatlantike ka bërë të ditur se ka nisur procesin e përshtatjes dhe optimizimit të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, si rezultat i përmirësimit konkret të situatës së sigurisë në terren. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, njoftoi se ndryshimet në pozicionimin e trupave po realizohen nën udhëheqjen e komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe palët relevante. Sipas Hart, këto hapa pasqyrojnë përparimin në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, konform mandatit të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Megjithatë, ajo nëvizoi se procesi mbetet i bazuar në kushtet në terren dhe mund të rishikohet ose përmbyset nëse paraqitet nevoja. Ky reagim i aleancës vjen menjëherë pas vendimeve të KFOR-it për tërheqjen e përhershme graduale nga Ura e Ibrit si dhe për kalimin e përgjegjësive të sigurisë në Manastirin e Deçanit te Policia e Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin për stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Selim Pacolli dënon thirrjet ndaj Ramush Haradinajt: “Ai nuk është i vetëm!”

Selim Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës ku u …