Vlora Çitaku kritikon Kurtin nga protesta para Qeverisë: “Nuk jemi këtu për puç, eja në Kuvend”

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të lirojë hapësirat e ndërtesës së Qeverisë dhe t’i kthehet punimeve në Kuvendin e Kosovës për konstituimin e institucioneve të reja. Deklaratat e saj u bënë gjatë një aksioni protestues të zhvilluar nga disa deputetë të PDK-së përballë objektit të ekzekutivit.

Çitaku e ka akuzuar Kurtin për “uzurpim” të zyrave shtetërore, duke theksuar se ai po vepron jashtë kuadrit ligjor dhe pa mbikëqyrje parlamentare. Sipas saj, prania e deputetëve të opozitës para Qeverisë nuk ka për qëllim bllokimin apo cenimin e rendit, por kërkesën direkte për rivendosjen e ligjshmërisë, Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Ajo nëvizoi se vendimet e marra orët e vona nga ekzekutivi i trenuar janë pa mandat të qartë ligjor, ndërsa i kërkoi Kurtit që, nëse e gëzon shumicën parlamentare, ta formalizojë atë brenda Kuvendit.

Përfaqësuesja e PDK-së paralajmëroi vazhdimin e përpjekjeve politike dhe procedurale, duke bërë me dije se do të përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës së radhës parlamentare, ndërsa konfirmoi se protestat dhe aktivitetet e tyre opozitare do të vijojnë deri në zgjidhjen e ngërçit institucional.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta nëse nuk ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë …