Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Mbrojtja e Kushtetutës është obligim i të gjithëve, Kosova nuk është pronë e LVV-së

Zyrtari i opozitës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar se mbrojtja e demokracisë dhe e rendit kushtetues nuk i takon vetëm opozitës, por është një obligim qytetar. Përmes një deklarate, Krasniqi ka ngritur shqetësimin se shkelja e ligjeve dhe e normave kushtetuese po tentohet të kthehet në një dukuri të normalizuar nga pushteti në detyrë. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përpjekje të kthimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në instrumente partiake, duke nëvizuar se shteti dhe institucionet u takojnë qytetarëve dhe jo një subjekti të vetëm politik. Krasniqi ka shtuar se zbatimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të trajtohen si opsione selektive që përdoren vetëm kur i konvenojnë pushtetit. Në përmbyllje, ai ka paralajmëruar se mosrespektimi i institucioneve dhe dështimi për të rikthyer rendin kushtetues rrezikojnë ta çojnë vendin drejt anarkisë, ku fati dhe vullneti i qytetarëve mbeten peng të interesave personale.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: “Bllokimi i Kuvendit është suspendim i demokracisë”, PDK-ja kërkon sërish seancë pas 48 orësh

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar pushtetin për bllokim …