Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit,
Ju inkurajoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për legalizim, bazuar në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Me fokus të veçantë, kjo kërkesë ju drejtohet të gjithë atyre që kanë ndërtuar në prona publike, prona shoqërore, duke përfshirë edhe parkun kombëtar.
Komuna e Deçanit do të jetë në shërbimin tuaj për trajtimin e kërkesave për legalizim, duke u bazuar edhe në përgjegjësinë e Qeverisë për të hartuar programe të hollësishme që trajton ndërtimet pa leje.
Qëllimi ynë është që, aty ku ekzistojnë mundësitë dhe plotësohen kushtet ligjore, objektet të mos mbeten në pasiguri dhe të mos rrezikojnë rrënimin, por të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të ligjshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
