Shqipe Mehmeti Selimi krahason bllokadën aktuale me vitin 2014

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar ndaj kritikave për ngërçin politik aktual duke rikthyer në vëmendje bllokadën institucionale të vitit 2014. Përmes një deklarate publike, Mehmeti Selimi ka kujtuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, Kuvendit të Kosovës iu deshën saktësisht 183 ditë apo gjashtë muaj për t’u konstituar më 8 dhjetor të po atij viti. Ajo ka akuzuar kundërshtarët politikë për standarde të dyfishta, duke nënvizuar se eksponentët që sot kritikojnë vonesat dhe e cilësojnë gjendjen si bllokadë, në vitin 2014 e arsyetonin periudhën gjashtëmujore pa institucione si pjesë normale të “dialogut politik”.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Mbrojtja e Kushtetutës është obligim i të gjithëve, Kosova nuk është pronë e LVV-së

Zyrtari i opozitës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke …