Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se subjekti i tij politik nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka potencuar se PDK-ja nuk është e interesuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje politike me LVV-në. Përmes një deklarate për mediat, Hoxhaj ka kritikuar qasjen e Kurtit gjatë proceseve të fundit zgjedhore, duke e akuzuar atë për përpjekje të njëanshme për imponimin e vullnetit politik. Sipas tij, PDK-ja ka treguar konstruktivitet në të kaluarën përmes përpjekjeve për dialog që të gjendeshin rrugët për konstituimin e institucioneve, por këto iniciativa janë refuzuar nga kreu i LVV-së. Hoxhaj ka nëvizuar se PDK-ja nuk i nënshtrohet asnjë tekë politike dhe se Kurti duhet t’i drejtohet 98 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës për të gjetur zgjidhje apo për të ndërtuar shumicën e nevojshme parlamentare.
epa05597570 Enver Hoxhaj, Foreign Minister of Republic of Kosovo gestures during an interview with EFE in Pristina, Kosovo, 21 October 2016. The Foreign Minister Hoxhaj was speaking about international issues and diplomacy relations with Spain, EU and Vatican. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
