Në qytetin e Tepelenës u festua gjashtëmbëdhjetë vjetori i Grupit të shquar polifonik të Bënçes, ( Tepelenë) i cili në fondin e tij ka një krijmtari të pasur të muzikës folklorike shqiptare, këngë me tekste që kanë vlera të të shkëlqyera përmbajtësore dhe shumë natyrshëm me vlera te theksura, aristike, si tekste me figuracion të pasur poetik, të cilat i përshkon motivi i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut, por edhe me motive të tjera përshkruese, me motivin e dashurisë dhe motive të tjera të veprimtarisë shoqërore.
Tabani dhe shpirti i këtij grupi padyshim është Artisti i Madh dhe atdhedashësi i shquar, këngëtari e krijuesi me vlera të papërsëritshme të muzikës polifonike labe Golik Jaupi. Kur këndon Golik Jaupi, tunden edhe vetë malet. Ai i ka dhënë e i jep shpirt, gjallëri këngës dhe vlerave të natyrshme artistike shqiptare.
Golik Jaupit,mund, të themi, lirisht se i këndon zemra, shpirti, por edhe gjesetet, fytyra , sytë, duart…Kur i këndon heronjve e dëshmorëve, personaliteteve kombëtare e atdhetare, Goliku merr një qëndrim të përkryer duke u bërë njësh me përmbajtjen e teksit të këngës, duke i dhënë të tëra e përmasat e vlerësimeve të mirëfillta. Kënga labe është një pasuri origjinale e kulturës shqiptare, ajo këndohet me grupin, siç janë: marrësi, kthyesi, hedhësi, të shoqëruar me ison e grupit.
Pra Goliku së bashku ka grupin, e tij të mrekullueshëm, me të cilët bashkëpunon, e realizojnë në mënyrë të përsosur interpretimin e këngës labe. Një meritë të veçantë kanë edhe këngëtarja Paro Zilfaj, Agroni, djemtë Astriti e Kastrioti, Xheladin Beqiri e shumë të tjerë, për të cilët dhe për të gjithë atë ngjarje të mrekullueshme do të shkruaj më vvonë
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
