Oda Amerikane kërkon fundin e bllokadës institucionale

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj krizës së vazhdueshme politike dhe përplasjeve në Kuvend, duke kërkuar nga partitë që të ulin tensionet dhe të rikthehen te dialogu. Sipas Odës, zgjatja e krizës po sjell pasoja për ekonominë dhe shoqërinë, përfshirë dobësimin e besimit të investitorëve, shtyrjen e investimeve dhe reformave, si dhe kufizimin e qasjes në financa ndërkombëtare. Shqetësim paraqet edhe funksionimi i Qeverisë në detyrë pa një Kuvend të konstituuar, pasi kjo, sipas Odës, dobëson mbikëqyrjen dhe llogaridhënien institucionale dhe rrit rrezikun për mungesë transparence. Oda ka theksuar se të gjitha partitë parlamentare kanë përgjegjësi për tejkalimin e situatës, por barrën kryesore ia ka atribuar forcës politike që ka fituar më së shumti mandate. Në fund, ajo ka kërkuar uljen e tensioneve, rikthimin e dialogut dhe funksionalizimin e institucioneve, duke vendosur interesat e Kosovës mbi kalkulimet politike.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Çadraku reagon pas protestave të mbrëmshme, mesazh për rininë dhe luftëtarët e UÇK-së

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Çadraku, ka reaguar pas protestave të mbrëmshme në …