Veteranët e UÇK-së në Deçan përkujtojnë Skender Çekun në 28-vjetorin e rënies, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, ka përkujtuar sot Gjeneralmajorin dhe Heroin e Kosovës, Skender Çeku, në 28-vjetorin e rënies së tij. Me këtë rast, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të figurës së Çekut. Veteranët e kanë cilësuar atë si vizionar, strateg dhe udhëheqës të shquar, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij për atdheun dhe lirinë e Kosovës. “Vepra, sakrifica dhe kujtimi për të do të mbeten përherë të gjalla në zemrat tona. Faleminderit për shërbimin dhe sakrificën tuaj ndaj Atdheut! Lavdi e përjetshme!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
