Albulena Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, rrezikojmë përsëritjen e krizës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. Haxhiu tha se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për Presidentin mund të çojë në një krizë të re institucionale. Ajo kërkoi që partitë të diskutojnë edhe për emra konkretë dhe të gjejnë një kandidat konsensual. Sipas saj, zgjedhjet e reja nuk garantojnë se kriza politike do të zgjidhet. “Le të fillojmë të flasim me emra të përveçshëm për një kandidat konsensual, për një kandidat që nuk është në njërën parti politike”, tha Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja për konstituimin e institucioneve

Bllokada institucionale lidhet me mospajtimet rreth seancës konstituive. Ndërsa deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës dhe …