Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka bërë thirrje Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që ta konstituojnë Kuvendin, duke i akuzuar se po i mbajnë institucionet peng. Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se qytetarët presin që institucionet të funksionojnë dhe se asnjë fitore zgjedhore nuk e vendos një lider mbi Kushtetutën. “Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri”, tha Kabashi-Ramaj. Ajo kritikoi gjithashtu përqendrimin e pushtetit dhe paralajmëroi për, siç u shpreh, rrezikun e rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë. Sipas saj, pasojat e bllokadës institucionale po i bartin qytetarët, përfshirë pacientët, punëtorët shëndetësorë, policët, ushtarët, mësuesit, studentët dhe bizneset.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
