Avdullah Hoti: Kosova eksporton thëngjill dhe importon energjinë e prodhuar prej tij

Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me kontratën për eksportin e thëngjillit drejt Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si dëshmi të mungesës së vizionit për zhvillimin e sektorit energjetik. Hoti ka thënë se Qeveria po e paraqet si sukses eksportimin e thëngjillit, ndërsa, sipas tij, më herët ka anuluar projekte madhore në sektorin e energjisë. Ai ka rikujtuar se gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje nuk është ndërtuar, sipas tij, asnjë kapacitet i ri stabil energjetik, qoftë me thëngjill apo me gaz. “Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill”, ka shkruar Hoti.  “Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim”, ka deklaruar ai. Hoti e ka cilësuar situatën aktuale si “tranzicion energjetik” të Kosovës nën udhëheqjen e LVV-së, duke e përmbyllur reagimin e tij me kritika të ashpra ndaj qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja: “Edhe pak durim”, shpreson në kthimin e shpejtë të bashkëluftëtarëve nga Haga

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të …