Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Abdixhiku e ka marrë peng LDK-në dhe po e vë në shërbim të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër mënyrën e udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku. Molliqaj ka pretenduar se Abdixhiku, së bashku me një rreth të ngushtë politik, e ka orientuar LDK-në në funksion të interesave që, sipas tij, favorizojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani. “Këta po ia mundësojnë zgjedhjen potenciale të presidentit, qeverisë jashtë afatit kushtetues. LDK-ja është për grupe të vogla të interesit dhe në shërbim të madh të Kurtit”, ka deklaruar Molliqaj. Sipas tij, nën drejtimin e Abdixhikut, LDK-ja është shndërruar në një subjekt politik që po i shërben interesave të Kurtit. Deklaratat e Molliqajt vijnë në një kohë kur partitë politike në Kosovë po përballen me një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe me diskutime për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja: “Edhe pak durim”, shpreson në kthimin e shpejtë të bashkëluftëtarëve nga Haga

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të …