PDK-ja me mesazh për VV-në në Kuvend: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës janë paraqitur sërish në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve. Gjatë qëndrimit në sallë, deputetët e PDK-së, Artan Behrami dhe Altin Krasniqi, kanë vendosur letra në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesazhet e vendosura në ulëse shkruhej: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”. PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve që të ndërmarrë hapat për konstituimin e Kuvendit dhe tejkalimin e bllokadës institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet …