24 ditë para vendimit, Prishtina nis numërimin mbrapsht për ish-krerët e UÇK-së

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin vendimin në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur një ekran gjigant në shesh, përmes të cilit qytetarët mund të ndjekin kohën e mbetur deri në shpalljen e vendimit. Në këtë rast po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Sipas njoftimit, vendimi pritet të shpallet më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00. Nisma “Ora e Pritjes” synon ta mbajë në vëmendje publike procesin gjyqësor deri në ditën e vendimit. Platforma ka paralajmëruar gjithashtu aktivitete në qytete të ndryshme të Kosovës, me fokus te kujtesa për luftën e UÇK-së dhe sakrifica për çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrethana të paparashikuara” anulojnë takimin Kurti-Ulutash, çfarë po ndodh me urën e Ibrit?

Takimi i paralajmëruar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Ozgan …