Ramush Haradinaj uron Joe dhe Shirley DioGuardi për shtetësinë e Kosovës

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Joe dhe Shirley DioGuardi pasi ata janë bërë zyrtarisht shtetas të Kosovës. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës, veçanërisht përmes angazhimit të Joe DioGuardit dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington dhe Kongresin Amerikan që nga viti 1989. “Gëzuar shtetësinë e Kosovës për dy miqtë tanë të mëdhenj, Joe dhe Shirley DioGuardi!”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishin ndër të parët që i hapën dyert Kosovës në SHBA dhe se në ditët më të vështira u bënë zëri i saj. “Kosova nuk i harron kurrë miqtë e kohëve të vështira”, ka shkruar Haradinaj, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Arian Tahiri kërkon zbatimin e plotë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të rëndësishme …