Bekim Sejdiu zyrtarizon kandidaturën për president me mbështetjen e LVV-së dhe LDK-së

Bekim Sejdiu është bërë kandidat për president të Kosovës me pajtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sejdiu, së bashku me Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun, u paraqit në konferencë për media, ku konfirmoi se të dy subjektet politike janë pajtuar për emrin e tij. Sejdiu e cilësoi këtë vendim si nder për të dhe falënderoi dy liderët për mbështetjen. Ai deklaroi se motivi i tij kryesor është t’i shërbejë Republikës së Kosovës, ndërsa për pyetjet rreth procesit politik tha se përgjegjësia u takon subjekteve politike dhe se procedurat kushtetuese në Kuvend janë të përcaktuara. Ai shprehu besimin se Kosova do të gjejë rrugën për të tejkaluar sfidat dhe për të ecur përpara.

Kontrolloni gjithashtu

PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë: Mos e ngatërroni durimin tonë me frikë

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin simbolik para …