Demokracia në Veprim ka kritikuar vendimin e u.d. së Presidentes, Albulena Haxhiu, për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke theksuar se institucioni ende nuk është kompletuar plotësisht. Sipas DnV-së, KQZ-ja aktualisht përbëhet nga 10 prej 11 anëtarëve të paraparë me Kushtetutë. Organizata vlerëson se fakti që komisioni mund të funksionojë me 10 anëtarë nuk duhet të përdoret si arsyetim për të mos e përmbushur përbërjen e tij të plotë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
