Miftaraj kritikon caktimin e seancës së Kuvendit për 9 shtator

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas caktimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator nga Avni Dehari. Ai e ka kritikuar ashpër këtë vendim, dha ka gjykuar se Dehari e ka shndërruar Kuvendin në një “lodër” që, sipas tij, përdoret në bazë të interesave dhe urdhrave partiakë. “Avni Dehari e ka shëndërruar Kuvendin e Kosovës në lodër me të cilen luan sipas tekeve të tij dhe urdhërave që merr nga partia.Republika i duron dhe i tejkalon dhe keto sfida, padyshim. Historia do i mbaj mend, e pasardhesit e ketyre qe po tallen me Kuvendin e Republiken mbase do skuqen dhe do iu vie marre per keto veprime te familjareve te tyre” ka shkruar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria në fazë vendimtare për anëtarësimin në BE, Hoxha: Duhet të ruajmë ritmin e reformave

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të rëndësishme të procesit të integrimit evropian dhe duhet …