Artan Behrami: Këto gjashtë vite kanë qenë të rënda jo vetëm për krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre por edhe për qytetarët e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka deklaruar se gjashtë vitet e procesit gjyqësor në Hagë kanë qenë të rënda jo vetëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e tyre, por edhe për qytetarët e Kosovës. “I gjithë procesi ka qenë një proces politik, ka qenë përplot shkelje flagrante të normave ndërkombëtare, të drejtësisë ndërkombëtare, të kushtetutës, të ligjeve, të praktikave gjyqësore dhe natyrisht që frika është tepër e madhe, sepse kjo gjykatë që nga fillimi e ka krijuar një proces në të cilin duhet patjetër dhe me çdo kusht e në çdo formë të dënohen krerët e UÇK-së. Prandaj frika është e madhe, po në anën tjetër edhe entuziazmi për fitore është shumë i madh. Dhe këtë po e shohim çdo ditë në komunikim që e kemi me qytetarët e Kosovës, të cilët më 12 shtator do të mblidhen në Prishtinë për të shprehur edhe një herë mbështetjen për krerët e UÇK-së dhe për t’ju thënë që qytetarët e Kosovës në emrin e tyre i shpallin të tërët të pafajshëm”, ka deklaruar deputeti, Artan Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Aktakuza për Prekazin: Milorad Ulemek “Legija” akuzohet për udhëheqjen e sulmit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave për krime lufte kundër popullsisë …