Kadri Veseli - Greg Delawie

Kryekuvendari Veseli dhe ambasadori Delawie biseduan për nevojën e ri formatimit të kabinetit qeveritar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie. Ata biseduan për për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës. Gjatë takimit në mes tyre, përveç tjerash është biseduar edhe ri formatimin e Qeverisë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie theksuan se reformat në Qeveri duhet të përqendrohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti godet deklaratat e Albin Kurtit për uljen e pabarazisë në paga

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vënë në pikëpyetje deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për …