Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur solidarizimin e tij me protestën e sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hoti ka vendosur në fotografinë e profilit të tij në rrjetet sociale logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë mbështetjeje për çlirimtarët. Ky veprim vjen në ditën kur në Prishtinë mbahet marshi paqësor në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Marshi nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa pritet të marrë pjesë një numër i madh qytetarësh nga mbarë Kosova.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
